Bota

Greva e arsimtarëve në Kosovë, sot mbiledht komisioni për arsimin, prezent Nagavci, Murati dhe Jasharaj

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

23 Shtator 2022, 10:14 Nga d.a.
Greva e arsimtarëve në Kosovë, sot mbiledht komisioni për
shkolle

KOSOVË- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport sot do të mblidhet për të diskutuar për grevën në arsim.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga të kaluarat. Në rend dite është votimi i Rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

greva e arsimtareve ne kosove arbërie nagavçi hekuran murati rrahman jasharaj

Sondazh

Poll