Bota

Tankeri i Iranit/ SHBA lëshon urdhër për sekuestrimin e supertankerit “Grace 1”

17 Gusht 2019, 07:48 Nga DOSJA
Tankeri i Iranit/ SHBA lëshon urdhër për sekuestrimin e

SHBA- Supertankeri Grace 1, i cili po transporton 2.1 milion fuçi nafte, u ndalua në 4 korrik, pasi dyshoshohej për transport të paligjshëm të naftës në Siri.

Një përpjekje ligjore e minutës së fundit nga SHBA për të mbajtur çisternën e ndaluar nga Gjibraltari.

Irani më parë e quajti ndalimin e Grace 1 “një përgjim të paligjshëm”.

Dy javë pasi “Grace 1” ishte ndaluar,  më 19 korrik, Irani kapi tankerin me flamur britanik “Stena Impero” në ngushticën e Hormuzit.

Megjithëse Irani pretendoi se anija kishte shkelur rregullat detare ndërkombëtare, kapja e “Stena Impero” besohej gjerësisht se ishte një akt hakmarrjeje.

Por çfarë thotë SHBA-ja?

Urdhëri, i lëshuar nga një gjykatë federale amerikane të premten, në Uashington, i adresohet “Shërbimit të Marshallit të Shteteve të Bashkuara ose çdo zyrtari tjetër të autorizuar për zbatimin e ligjit”.

Gjykata kërkoi që të sekuestroheshin çisterna dhe nafta në bord. Gjithashtu ka urdhëruar konfiskimin e 995,000 dollarëve nga një llogari në një bankë amerikane pa emër të lidhur me “Paradise Global Trading LLC”, një kompani iraniane.

Qeveria e Gjibraltarit tha se kishte marrë garanci nga Irani se Grace 1 nuk do të lundronte në vendet “subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian”, pra Siria.

Shefi i territorit britanik Fabian Picardo shtoi: “Ne kemi privuar regjimin e Asadit në Siri të naftës së papërpunuar me vlerë më shumë se 140 milion dollarë.”

Pasi një gjyqtar urdhëroi lirimin e çisternës, z. Picardo ka thënë më parë për BBC-në se anija do të ishte në gjendje të largohej sa më shpejt që logjistika të ishte kuptuar: “Mund të jetë sot, mund të jetë nesër”.

Ndërkohë as Britania dhe as Gjibraltari nuk janë përgjigjur pas urdhrit të SHBA-së.

 Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çisternë me naftë irani shba tanker çisternë me naftë irani shba tanker

Sondazh

Poll