Aktualitet

Pjesë e ‘celulës së spiunazhit’? Avokati Çunaj: Shpifje, kërkojnë të më denigrojnë figurën, s’kam lidhje me Kokëdhimën

Çunaj thotë se me Koço Kokëdhimën nuk ka pasur asnjë llojë lidhjeje, njohjeje apo interes. Çunaj thotë se nuk ka qenë i punësuar në asnjë prej institucioneve në të cilat përflitet.

21 Shtator 2022, 20:36 Nga F.M
Pjesë e ‘celulës së spiunazhit’? Avokati
Foto Ilustruese

TIRANË- Avokati Luftar Çunaj pretendon se shënjestrimi i tij si pjesë e ‘celulës së spiunazhit në Tiranë’ është shpifje dhe ka si synim poshtërimin e tij si person në public. Në një shkresë drejtuar Dosja.al përmes adresës elektronike, Çunaj thotë se biseda te tij personale të publikuara në media nuk tregojnë asgjë veçse komunikime shpqërore. Referuar përgjimeve të publikuara nga OraNews, Çunaj thotë se me Koço Kokëdhimën nuk ka pasur asnjë llojë lidhjeje, njohjeje apo interes. Çunaj thotë se nuk ka qenë i punësuar në asnjë prej institucioneve në të cilat përflitet.

Për çudi publikohen shkëmbim-mesazhesh midis meje me emër e mbiemër të plot L. Ç me nr. Celulari dhe personazhit Frederik Imeri, duke më cilësuar si vartësin e tij, që kërkon informacion për lidhjet shoqërore, politike me PD-LSI, dhe nga financohet partia e Koço Kokëdhimës?!

1-Me Koço Kokëdhimën nuk kam pasur asnjë lloj lidhjeje, as njohje, apo interes.

2-Kurrë nuk kam qënë i punësuar gjatë jetës time në këto institucione dhe asnjëhër nuk kam qënë vartës i këtij personazhi, dhe i asnjë ish punonjësi të SHISH, as i angazhuar, dhe kurrë anëtar, apo aktivist I ndonjë force politike, përveçse i profesionit tim privat, të cilin e ushtrojë, i liçensuar prej vitit 1992.

3-Pa hyrë në argumenete dhe prova që u përkasin organeve kompetente, ligjore,”- shkruan Çunaj ndër të tjera në sqarimin e tij për Dosja.al.

Çfarë është raportuar për Çunajn?

Hetimi i SHISH vuri në lëvizje SPAK-un në lidhje me një të ashtuquajtur celulë spiunazhi. Ora News raportoi se SPAK kishte nisur hetimet për ka vënë nën hetim 4 ish zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për nxjerrje të informacioneve sekrete që dëmtojnë interesat e shtetit shqiptar. Bëhej fjalë për Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazin, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferrën. Gjithashtu u raportua se është ushtruar edhe kontroll në shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk ka dalë asnjë provë që vërteton këto akuza. Zyrtarisht nuk dihet se si vijon ndjekja e kësaj dosjeje.

luftar cunaj celula e spiunazhit ne tirane

Sondazh

Poll