Aktualitet

Parandalohet vrasja në Elbasan, pas sherrit me komshiun, 72-vjeçari merr armën për ta vrarë

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

21 Shtator 2022, 17:42 Nga k.m.
Parandalohet vrasja në Elbasan, pas sherrit me komshiun, 72-vjeçari
Foto ilustruese

ELBASAN- Një konflikt mes dy komshinjve për pak ka shkaktuar një vrasje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Mësohet se njëri nga komshinjtë, 72 vjeç, ka nxjerrë armën tip pushkë gjahu për të vrarë fqinjin e tij, pas një konflikti të çastit. Por fatmirësisht me ndërhyrjen e forcave “Shqiponja”, është parandaluar një vrasja.

Ndërkohë, të dyja palët janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit, dy palët e konfliktit për sqarimin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

elbasan

Sondazh

Poll