Bota

"Një skenë e tmerrshme, ai vdiq para syve të mi", flet dëshmitari në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar

Luca tregon se të premten ndodhej në via Allea Comunale, ku ndodhi sherri i pasuar nga të shtënat që i kushtoi jetën 23-vjeçarit Emanuel Rroku.

21 Shtator 2022, 13:57 Nga d.a.
"Një skenë e tmerrshme, ai vdiq para syve të mi", flet
Pamje nga vendngjarja

ITALI- I riu Luca di Cuggiono  e gjeti veten në mes të një skene që vetëm në filma mund ta imagjinonte ta shihte natën e 16 shtatorit ku pas një sherri mes disa të rinjve shqiptar për një femër, 34-vjeçari Rigels Gjinaj vrau për vdekje 23-vjeçarin Emanuel Rroku si dhe plago një 30-vjeçar.

Sipas mediave vendase, Luca tregon se të premten ndodhej në via Allea Comunale, ku ndodhi sherri i pasuar nga të shtënat që i kushtoi jetën 23-vjeçarit Emanuel Rroku.

Ai që ka qëlluar, fillimisht është përleshur me partneren e tij, ndërhyri njëri dhe i ka dhënë një goditje të fortë në këmbë. Ai ishte dukshëm i dehur. Fundi i botës ka ndodhur. Të gjithë dolën nga klubi dhe u hodhën mbi të për ta çarmatosur. Ai kishte një armë të vogël. Më pas, në rrëmujën totale, ai qëlloi sërish dhe vrau djalin duke e goditur në fyt”.- tha Luca.

Luca ishte pranë ambulancës ku ai pa një pamje të punonjësve shëndetësorë që praktikonin masazh kardiak në zemër te viktimës së re.

“Një djalë, pa këmishë, filloi të bërtasë ‘Po vdes, po vdes’. Ai që qëlloi ishte i shtrirë në trotuar. Të gjithë e ofenduan. Një vajzë që bërtet. Mbërritën shumë makina të karabinierëve me jelek antiplumb dhe makina me shqiptarë në bord. Një skenë e tmerrshme, të cilën nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja në Turbigo”.-shton Luca.

Një vend në tronditje që nuk do ta harrojë kurrë atë që ndodhi. Me këtë rast Luca ka folur me disa persona ku dikush i tha se erdhi të jetonte në Turbigo duke menduar se ishte në një vend të qetë dhe e gjeti veten me të shtëna afër shtëpisë.

Përplasja e përgjakshme ndodhi më 16 shtator, rreth orës 23:30 në qendër të komunës së vogël që ndodhet në provincën e Milanos. 3 shqiptarët e përfshirë në të shtënat me armë ishin pjesë e një grupi të përbërë nga dhjetëra bashkëkombës. Një grup shqiptarësh që po festonin në një lokal janë konfliktuar për një femër. Kaq ka mjaftuar që 34-vjeçari shqiptar Rigels Gjinaj të qëllojë me armë ndaj një bashkëkombasi 30-vjeçar dhe Rrokut.

emanuel rroku vritet 23 vjecari ne itali rigels gjinaj luca di cuggiono

Sondazh

Poll