Bota

"S’ka autor, u publikua për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve", Kurti flet për kornizën e re të dialogut

Sipas Kurtit, dokumentet e tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve si një formë testimi se si do të jetë reagimi i tyre.

21 Shtator 2022, 13:16 Nga d.a.
"S’ka autor, u publikua për të matur pulsin e
Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha sot se “korniza e re” e dialogut, e publikuar në media, nuk ka autor, dhe si pasojë nuk mund ta komentojë atë.

Sipas Kurtit, dokumentet e tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve si një formë testimi se si do të jetë reagimi i tyre.

Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, tha Kurti.

Qeveria Gjermane ka mohuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiçit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.

albin kurti korniza e re e dialogut kosove-serbi

Sondazh

Poll