Bota

Shpallja e mobilizimi nga Putin, nis rebelimi kundër tij, rusët "vërshojnë" rrugëve në protesta

Aktivistët ftojnë qytetarët të mblidhen sonte në orën 19:00 në qendër të qyteteve të tyre duke theksuar se nuk është e drejtë që mijëra rusë të vdesin në luftë.

21 Shtator 2022, 13:48 Nga d.a.
Shpallja e mobilizimi nga Putin, nis rebelimi kundër tij, rusët
Protesta ne Rusi

RUSI- Lëvizja “Vesna” bëri thirrje për protesta në të gjithë Rusinë kundër mobilizimit të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, transmeton media e pavarur ruse Meduza.

Sipas mediave, aktivistët ftojnë qytetarët të mblidhen sonte në orën 19:00 në qendër të qyteteve të tyre duke theksuar se nuk është e drejtë që mijëra rusë të vdesin në luftë.

Mijëra rusë, baballarët, vëllezërit dhe burrat tanë, do të hidhen në grirësen e mishit të luftës. Pse do të vdesin? Pse do të derdhin lot nënat dhe fëmijët?”, thuhet në deklaratën e lëvizjes.

E njëjta lëvizje dje, para miratimit të pritshëm të amendamenteve në ligjin rus në Duma, të cilat prezantonin termat "mobilizim", "gjendje lufte" dhe "kohë lufte", u bëri thirrje ushtarëve rusë që të refuzojnë të marrin pjesë në luftë dhe të dorëzohen sa janë në kohë.

Vladimir Putin ka paralajmëruar mobilizim të pjesshëm në Rusi mëngjesin e sotëm, duke iu drejtuar rusëve, ai tha se kjo është bërë “për të mbrojtur atdheun tonë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, për të garantuar sigurinë e popullit tonë dhe të popullit në territoret e çliruara”. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm do t'i nënshtrohen vetëm qytetarët që janë në rezervë, tha ai.

protesta ne rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll