Art&Argëtim

Kanceri i merr jetën, vdes aktori i njohur i kinematografisë ndërkombëtare

17 Gusht 2019, 06:12 Nga DOSJA
Kanceri i merr jetën, vdes aktori i njohur i kinematografisë

SHBA– Aktori dhe regjisori i njohur ndërkombëtar ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Bëhet fjalë për Peter Fonda, të njohur nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kanceri në mushkëri. Fonda ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”– shkruhet në njoftim.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz vdes peter fonda vdes peter fonda

Sondazh

Poll