Bota

VIDEO/ Pamje të tmerrshme nga tërmeti në Meksikë, konfirmohet viktima e parë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Meksikën perëndimore, me lëkundje të ndjera deri në qytetin e Meksikës. Ky tërmet ka ndodhur në të njëjtën ditë kur vendi shënoi përvjetorët e dy tërmeteve shkatërruese që vranë mijëra njerëz.

20 Shtator 2022, 20:50 Nga s.s
VIDEO/ Pamje të tmerrshme nga tërmeti në Meksikë,
Tërmet në Meksikë

MEKSIKË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Meksikën perëndimore, me lëkundje të ndjera deri në qytetin e Meksikës, thonë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët. Ky tërmet ka ndodhur në të njëjtën ditë kur vendi shënoi përvjetorët e dy tërmeteve shkatërruese që vranë mijëra njerëz, raporton BBC.

Deri më tani, një person dihet se është vrarë, thanë zyrtarët. Por të hënën mbrëma, zyrtarët amerikanë lëshuan një paralajmërim për cunami për disa pjesë të vijës bregdetare perëndimore të Meksikës. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësorin amerikan tha se valët që arrijnë deri në 3 m (deri në 9ft) mbi nivelin e baticës mund të godasin zonat bregdetare gjatë natës.

Tërmeti ra në orën 13:05 me orën lokale, 1 orë pasi miliona meksikanë u bënë pjesë e një stërvitje kombëtare 2022, ushtrim për t’i shpëtuar dëmeve të tërmetit, që konsistonte në evakuimin e ndërtesave në rast se vendi lëkundet nga një tërmet. Miliona persona braktisën shtëpitë e punën duke dalë në rrugë. Nga tërmeti humbi jetën 1 person, ndërsa shkatërrimi nga lëkundjet e forta nuk ishte i madh.

Shërbimi sizmologjik kombëtar i Meksikës tha fillimisht se tërmeti ishte i magnitudës 7,4, por më pas e rriti atë në 7,7. në katër shtete meksikane, Kolima, Michoacan, Jasico dhe Guerrero, të gjitha vende që shtrihen përgjatë Paqësorit, paralajmëruan për cunami, pas tërmetit. Deri në fund të javës, në 5 shtete, shkollat janë mbyllur dhe do të rihapen pas rindërtimit të godinave të dëmtuara.

Një urdhër evakuimi i detyrueshëm u lëshua në Meksikë pas tërmetit, por kryebashkiaku Claudia Sheinbaum tha se deri më tani nuk kishte raportime për dëme.

meksike termet

Sondazh

Poll