Aktualitet

“Kush janë lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës?” Si i jepte ish-zyrtari i SHISH informacione të huajve: Nesër pimë kafe, respekt (Bisedat)

Po ashtu Qyno shton se Frederik Ymeri ka shfaqur interes gjithashtu për të grumbulluar edhe informacione të natyrës politike, të cilat ia kërkon Luftar Çunaj, banues në Vlorë.

19 Shtator 2022, 21:10 Nga F.M

 

“Kush janë lidhjet shoqërore të Koço
Frederik Ymeri

 

TIRANË- Frederik Ymeri gjatë kohës që ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Shtetit, mund të ketë krijuar dhe mbajtur kontakte me punonjës të ndonjë shërbimi apo policie të ndonjë shteti tjetër të cilëve u jep informacione të natyrës së krimit të organizuar kundrejt pagesës. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se detyra e fundit që ai ka mbajtur ka qenë ajo e Drejtorit të Krimit Organizuar në Drejtorinë Qendrore të SHISH.

Ndërkohë, sipas Qynos, dyshohet se informacionet që Ymeri jep, kryesisht bëjnë fjalë lidhur me shtetas Shqiptarë apo Kosovarë të cilët ushtrojnë aktivitete kriminale si trafikim narkotikësh në shtete të ndryshme të Europës. Po ashtu Qyno shton se Frederik Ymeri ka shfaqur interes gjithashtu për të grumbulluar edhe informacione të natyrës politike, të cilat ia kërkon Luftar Çunaj, banues në Vlorë.

Komunikimi i Frederik Ymerit me Luftar Çunajn:

Më datë 07.01.2021, Frederik Ymeri, i dërgon mesazh Luftar Çunajt, me tekst: “Nëse ke mundësi të sqarosh kush janë lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës? Nga financohet partia e tij dhe çfarë marrëdhëniesh ka me partitë PD dhe LSI ? Shkruaj sa më gjatë. Na duhen para datës 10. ”

Luftari Çunaj i kthen përgjigje me mesazh me tekst: “Do bëj disa takime dhe të vij në Tiranë të pimë kafe. Do të njoftoj 1-ditë para se të vij”.

Më datë 12.03.2021, ora 17:19:00, Frederik Ymeri i dërgon mesazh Luftarit me tekst: “Luftar gëzohem te jeni mire familjarisht. Jam ne merak për shëndetin tuaj familjar. A jeni mirë? Brenda mundësive është e nevojshme te kemi informacion për prezencën e Agimit te Arte në Shqipëri. Te fala”.

Ora 17:22:17 Luftari i kthen përgjigje me mesazh Frederik Ymeri me tekst: “Ok, do vij”.

Ora 17:23:29, Frederik Ymeri i dërgon sërish mesazh Luftarit me tekst: “Faleminderit po mos u nxito qe te kemi një panorame te plote”.

Ora 17:26:04, Luftari i dërgon sërish mesazh s Frederik Ymemri me tekst: “Pa merak, rëndësi te jemi te sakte”.

Më datë 29.03.2021, ora 09:04:51, Frederik Ymeri i dërgon mesazh Luftar Çunaj me tekst: “Luftar mire jeni familjarisht. Mua te mërkurën afati i porosisë. E di qe jeni i zënë shume me pune. Nëse mundesh mundet te me dërgosh një mesazh me emrat. Falem”.

Ora 09:22:59, Luftari i kthen përgjigje me mesazh Frederik Ymerit me tekst: “Nesër herët do jem ne kafe te pimë bashke, i kam përgatitur ti sjell. Respekt”.

Dyshohet se këto informacione ai mund t’ia serviri ndonjë subjekti politik, por që nga puna hetimore e bërë deri aktualisht nuk është mund të zbardhet se ku konkretisht i dërgon këto informacione.

Sakaq, prokuroria kërkon që të bëhet një kombinacion ku të shoqërohet Maksim Ferra para takimit me Frederik Ymerin me qëllim për të kopjuar dhe marrë të dhëna lidhur me përmbajtjen e USB-së që ai i jep Frederik Ymeri gjatë takimeve.

Kombinacioni, sipas prokurorisë, të bëhet me pretekstin se shtetasi Maksim Ferra duhet të pyetet lidhur me disa transferta të marra prej tij nga shtetas të ndryshëm nëpërmjet Uestern Union.

Të ushtrohet kontroll fillimisht në banesën e Maksim Ferra ku të sekuestrohen pajisjet e ndryshme elektronike të cilat ai posedon si Kompjutera, Laptop, Aparate telefoni celular, etj. për të parë çfarë informacionesh ky subjekt ka përpunuar në këto pajisje dhe nëpërmjet USB-ve ja ka përcjell Frederik Ymeri.

frederik ymeri

Sondazh

Poll