Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP hap garën për kandidaturat: 45 ditë afat, kushtet që duhen plotësuar

Sipas njoftimit të KLP-së, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin dhe platformën deri më datë 2 nëntor 2022, ora 24:00.

19 Shtator 2022, 19:02 Nga F.M
Gara për kreun e ri të SPAK, KLP hap garën për kandidaturat:
Arben Kraja

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për paraqitjen e kandidaturave për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një njoftim për mediat, KLP thotë se të gjithë prokurorët e interesuar për të kandiduar, duhet të paraqesin një platformë kandidimi.

Kandidatët duhet të plotësojnë disa kushte, si eksperienca në  ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar; aftësi në organizimin dhe drejtimin e një structure, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv si dhe imazh public si prokuror. Sipas njoftimit të KLP-së, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin dhe platformën deri më datë 2 nëntor 2022, ora 24:00.

Kushtet që duhen plotësuar:

Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP hap garën për kandidaturat:
Shkresa

Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke lënë të hapur vendin për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor. Rregullorja kërkon që Këshilli të hapë garën tre muaj përpara mbarimit të mandatit.

Në momentin që do të largohet si kryetar i SPAK, Kraja do të vijojë të mbetet prokuror i SPAK edhe për gjashtë vite të tjera. Kjo pasi mandati i një prokurori është nëntë vite, ndërsa drejtuesi i SPAK zgjidhet çdo tre vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjidhet.

arben kraja

Sondazh

Poll