Aktualitet

Tjetër e-mail SEKRET! Policia mësyu në banesën e djalit të ish-deputetit shqiptar, kërkonte ‘bosin' turk të kriptomonedhave

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar, kur babai i të riut ishte deputet (këtë vit nuk është më) dhe ëhstë zbuluar nga një e-mail, pjesë e të dhënave sekrete që kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të hakerave iranianë.

19 Shtator 2022, 18:00 Nga F.M
Tjetër e-mail SEKRET! Policia mësyu në banesën e djalit
Faruk Ozer

TIRANË- Shtëpia e Andi Dukës, djalit të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë është kontrolluar nga Policia e Shtetit pasi dyshohej se mund të kishte dijeni mbi vendndodhjen e shtetasit turk të shumëkërkuar, bosit të kriptovalutave, Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në Himarë këtë verë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar, kur babai i të riut ishte deputet (këtë vit nuk është më) dhe ëhstë zbuluar nga një e-mail, pjesë e të dhënave sekrete që kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të hakerave iranianë.

Në një nga email-et që i janë dërguar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se kërkesa është bërë nga Prokuroria dhe gjykata ka dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të deputetit, shtetasit Andi Duka.

Emri i Dukës ka dalë në këtë histori, sipas email-it sekret drejtuar Gledis Nanos, pas marrjes në pyetje të një personi me inicialet A.C, i cili akuzohet se më datë 20.04.2021 ka pritur në Rinas shtetasin turk dhe më pas janë larguar bashkë.

“Pas kërkesës së prokurorit me vendim Nr.1092 datë 20.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lëshoi vendimin për kryerjen e kontrollit të banesave dhe vendeve për 15 persona,”- shkruhet dër të tjera në e-mail.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

faruk ozer andi duka gledis nano dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll