Aktualitet

Alarmi për sulm me bombë ndaj ambasadës shqiptare/ Autoritetet greke: Shumë zhurmë për asgjë!

Personat e përfshirë në ngjarjen e përmendur nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit shqiptar, janë intervistuar nga autoritetet greke dhe kanë mohuar çdo mundësi për sulm terrorist.

19 Shtator 2022, 18:54 Nga I.A
Alarmi për sulm me bombë ndaj ambasadës shqiptare/ Autoritetet
Ambasada Shqiptare ne Athine

GREQI- Autoritetet greke kanë reaguar në lidhje me alarmin për vendosjen e një bombe në ambasadën shqiptare në Athinë në prill të vitit të kaluar. Top Channel shkruan se autoritetet greke thanë se nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese pranë kësaj ambasade. 

Personat e përfshirë në ngjarjen e përmendur nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit shqiptar, janë intervistuar nga autoritetet greke dhe kanë mohuar çdo mundësi për sulm terrorist.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Një prej e-maileve të bëra publike, ka të bëjë me një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë informacion Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek.

dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll