Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, anulohen fluturimet në aeroport

Protestuesit kanë bllokuar aeroportin e Hong Kongut, duke anuluar të gjitha fluturimet.
Featured image of article: Vazhdojnë protestat në Hong Kong, anulohen fluturimet në aeroport Pamje nga protestat

HONG KONG –Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut janë anuluar për shkak se me mijëra protestues bllokuan terminalet, pas një mobilizimi edhe më të madh për shkak të zemërimit që shkaktuan përplasjet e dhunshme me policinë gjatë mbrëmjes.

Në një kohë që protestat në Hong Kong vazhdojnë prej më shumë se dy muajsh.

Situata është mjaftë e tensionuar, teksa së fundmi është marrë vendimi i anulimeve të fluturimeve në aeroporte.

Mediat e huaja raportojnë se mijëra njeërz janë lënduar nga përplasjet me policinë.

Kanë qenë protestuesit ata që janë futur në aeroport  duke bllokuar çdo fluturim.

Protestat në Hong Kongu vijnë si shkak i mospranimit të ligjit për ekstradimet nga rajoni gjysmë autonom drejt Kinës.

Burimi: BCC

A.C/Dosja.al

Shto Koment