Bota

Tërmet me magnitudë 7,2 ballë në Tajvan, alarmi për tsunami nga SHBA

Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA pas tërmetit. Autoritetet e Tajvanit nuk lëshojnë paralajmërim për cunami për tërmete nën magnitudë 7.

18 Shtator 2022, 09:19 Nga d.a.
Tërmet me magnitudë 7,2 ballë në Tajvan, alarmi për
termet ne Tajvan

TAJVAN- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 goditi sot pjesën juglindore të Tajvanit me popullsi të ulët. Kështu njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Nga ana tjetër, shërbimi meteorologjik i Tajvanit njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.8 ballë.

Sipas Protothemës, një paralajmërim për cunami është lëshuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA pas tërmetit. Por duket se shëbimet e SHBA dhe të Taipei City nuk rakordohen, pasi aktualisht autoritetet e Tajvanit nuk lëshojnë paralajmërim për cunami nga tërmete nën magnitudë 7. 

Tërmeti goditi pak pas orës 21:30 të shtunën dhe kishte epiqendrën rreth 50 kilometra në veri të qytetit të Taitung. Thellësia e saj fokale ishte 10 kilometra. Pas këtij tërmeti nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme.

termet ne tajvan

Sondazh

Poll