Bota

'Pavarësisht se çfarë thotë Rama dhe Vuçiç'/ Gjukanoviç: Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e ‘Open Balkan'

Ai u shpreh se Open Balkan nuk është zgjedhja e duhur për Malin e Zi.

17 Shtator 2022, 10:32 Nga A.B
'Pavarësisht se çfarë thotë Rama dhe
Gjukanovic

TIRANË- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka shprehur hapur qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për 'Euronews Albania', ai u shpreh se Open Balkan nuk është zgjedhja e duhur për Malin e Zi. Ai thekson se do të mbështesë vetëm Procesin e Berlinit në mënyrë që Mali i Zi të vijojë rrugën drejt Integrimit Europian.

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe Rama, unë e perceptoj këtë si alternativë ndaj procesit të Berlinit dhe qëndrimi i partnerëve tanë perëndimore perceptohet nga unë ashtu si pritej. Është pothuajse e e pritshme mbështetja për çdo alternativë rajonale pa u thelluar. Pra, kushdo që mbështet Ballkanin e Hapur dhe çdo iniciativë rajonale e vlerësoj. Por kjo nuk më çliron nga përgjegjësia që t’i them Malit të Zi publikisht atë që është më e mira për vendin tonë; mendoj se anëtarësimi në BE është zgjidhja më e mirë dhe nëse e duam këtë gjë, mendoj se procesi i Berlinit do na çojë drejt integrimit europian”, shprehet Gjukanoviç.

milo gjukanoviç open balkan edi rama

Sondazh

Poll