Aktualitet

Dyshohet të jetë i qëllimshëm! Zjarr gjatë natës në fshatin Dukat, digjen mbi 300 rrënjë ullishte

Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale dhe në habitat.

17 Shtator 2022, 07:33 Nga A.B
Dyshohet të jetë i qëllimshëm! Zjarr gjatë natës
Zjarr

VLORË- Mbrëmjen e djeshme Dukati i Vlorës është përfshirë nga flakët. Zjarri në familjen Kushta në fshatin Dukat aktualisht është shuar dhe nuk rrezikon banesat, falë ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale dhe në habitat.

Mbi 300 rrënjë ullishte janë djegur ndërsa mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll