Bota

Paratë ruse në parti? Telefonata SQARUESE mes Blinken dhe Draghit: Italia s'është e përfshirë

Biseda mes sekretarit të shtetit dhe kryeministrit italian në ikje, Mario Draghi, i cili kërkoi qartësi lidhur me artikullin që fliste për lobime ruse.

16 Shtator 2022, 21:31 Nga k.m.
Paratë ruse në parti? Telefonata SQARUESE mes Blinken dhe Draghit:
Antony J. Blinken dhe Mario Draghi

ITALI- Ishte Mario Draghi ai që kërkoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony J. Blinken. Zyrat e "Palazzo Chigi-t" kërkuan një kontakt mes të dyve pasditen e së mërkurës. Lajmin e dha Departamenti Amerikan i Shtetit, ku thuhej se kryeministri italian në ikje kishte pyetur Blinken, i cili publikoi raportin për 300 milionë dollarët e shpenzuar nga rusët për partitë politike, nëse kishte ndonjë italiane të përfshirë. 

Përgjigja e Blinken ishte e qartë: Italia nuk është pjesë e raportit, nuk është e përfshirë në këtë alarm të lëshuar nga amerikanët.

Edhe pse u mohua, në Itali nuk janë zbutur polemikat për mundësinë që fondet ruse të kenë shpërndarë nëpër parti të ndryshme gjatë viteve të fundit. Matteo Salvini ndihet i vënë në pikëpyetje më shumë se të tjerët tha se: Koment për lajmet për financimin e supozuar rus të partive politike perëndimore? Ka katër vjet që kërkojnë para rus, nuk i gjejnë dot, sepse ne nuk i kemi kërkuar as nuk i kemi marrë.

Ish-kryeministri Giuseppe Conte shpreh gjithashtu një shqetësim institucional duke hequr gjithashtu dyshimet nga forca politike që ai drejton. 

“Lëvizja 5 Yjet e bën transparencën virtytin e saj: ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë histori dhe besoj se asnjë parti italiane nuk ka lidhje me këtë histori. Unë them gjithashtu: le ta trajtojmë me kujdes, të mos hedhim në terrenin e një beteje elektorale komplekse dhe delikate konkluzione dhe nënkuptime. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ekziston rreziku i ndotjes së fushatës elektorale”.

Guido Crosetto , një nga drejtuesit e Fratelli d'Italia, përforcon një frikë për dosje të tjera, duke shtuar se e gjitha bëhet për të minuar fushatën elektorale.

"Do të dalin më shumë dosje të tjera, edhe në ditët në vijim: është normale, është pjesë e një fushate elektorale të luajtur në një mënyrë shumë të pistë që të injorohen problemet e njerëzve."

Më herët, Departamenti amerikan i shtetit kishte perfshire ne listen prej 24 vendeve qe kane marre financime nga Rusia edhe tri partite italiane te se djathtes: Forza Italia të Berlusconit, Fratelli d’Italia të Giorgia Melonit dhe Lega të Matteo Salvinit./corriere.it

antony j. blinken mario draghi

Sondazh

Poll