Bota

A e pa serialin “The Crown” Mbretëresha Elisabeth?

Filmi "The Crown" kishte një fanse të madhe e cila ishte Mbretëresha Elszabeth ll. Matt Smith, i cili portretizoi Princin Philip në vitet e tij të reja në serialin hit të Netflix, zbuloi në një intervistë të re se Madhështia e Saj Mbretërore e ndoqi shfaqjen para vdekjes së saj.

16 Shtator 2022, 21:08 Nga s.s
A e pa serialin “The Crown” Mbretëresha Elisabeth?
Mbretëresha Elizabeth II

BRITANI- Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth ishte ngjarja më e bujshme e ditëve të fundit nëpër botë dhe pas vdekjes së saj, homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota, 

Filmi "The Crown" kishte një fanse të madhe e cila ishte Mbretëresha Elizabeth ll. Matt Smith, i cili portretizoi Princin Philip në vitet e tij të reja në serialin hit të Netflix, zbuloi në një intervistë të re se Madhështia e Saj Mbretërore e ndoqi shfaqjen para vdekjes së saj.

“Kam dëgjuar që mbretëresha e kishte parë. Me sa duket, ajo e shihte atë në një projektor të dielën në mbrëmje”, tha në programin “Today” aktori 39-vjeçar i “House of the Dragon”, raporton Pagesix.com

Sipas Smith Princi Philip, i cili u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 99-vjeçare, nuk e pa serialin. "Unë e di që Philip definitivisht nuk e shikoi. Unë e di që Philip nuk e pa. Shoku im u ul pranë tij në një darkë dhe e pyeti. Shoku im tha “Nuk mund të rezistoj. A e ke parë “The Crown”? Dhe pastaj Filip u kthye dhe i tha: “Mos u bëj qesharak”, tha Smith.

Smith më parë zbuloi se ai u takua edhe me Princin William në një moment, i cili i ofroi atij disa këshilla aktrimi.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll