Bota

Varri masiv në Izium, Zelenskyy: E gjithë bota duhet të shoh mizorinë e Rusisë

Ndërsa zhvarrosja vazhdon, është e paqartë se si ka vdekur secila viktimë dhe kur. 

16 Shtator 2022, 21:11 Nga I.A

Varri masiv në Izium, Zelenskyy: E gjithë bota duhet të shoh

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një fotografi të zhvarrimit në vazhdim të trupave në një varrim masiv pranë qytetit të Izium. Në një tekst që shoqëronte fotografinë në kanalin e tij Telegram, Zelensky shkroi: E gjithë bota duhet ta shohë këtë. Një botë në të cilën nuk duhet të ketë mizori dhe terrorizëm. Por e gjithë kjo është atje. Dhe emri i saj është Rusi.

"Më shumë se 400 trupa u gjetën në vendin e varrimit masiv në Izium. Me shenja torturash, fëmijë, të vrarë si rezultat i sulmeve me raketa, luftëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Rusia lë vetëm vdekje dhe vuajtje. Nuk do të ikësh. Nuk do të fshihesh. Ndëshkimi do të jetë me të drejtë i tmerrshëm," tha Zelensky

Ndërsa zhvarrosja vazhdon, është e paqartë se si ka vdekur secila viktimë dhe kur. Dhjetëra civilë dhe ushtarë u vranë në bombardimet njëjavore të Izium nga forcat ruse në mars dhe prill. Një ekip i CNN në vend tha se varret që panë ishin kryesisht individësh, disa të shënuar vetëm me numra dhe të tjerë me emra të plotë dhe detaje të tjera.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll