Bota

Putin: Nëse ukrainasit vazhdojnë sulmet, përgjigja jonë do të jetë “serioze”, Zelenskyy s'do të takohet me mua

Më pas, duke iu referuar pushtimit që ka nisur që në shkurt në Ukrainë, ai theksoi se qëllimi fillestar nuk është subjekt i variacioneve. 

16 Shtator 2022, 19:12 Nga k.m.
Putin: Nëse ukrainasit vazhdojnë sulmet, përgjigja jonë do
Vladimir Putin

MOSKË- "Rusia po i përgjigjet me përmbajtje sulmeve terroriste dhe goditjeve mbi infrastrukturën ukrainase,"-kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke komentuar kundërofensivën e nisur nga ukrainasit ditët e fundit dhe rimarrjen e territorit nga trupat ruse.

“Autoritetet e Kievit kanë njoftuar se kanë nisur dhe po kryejnë një operacion aktiv kundërsulmi. Epo, le të shohim se si zhvillohet dhe si përfundon. Për momentin, Rusia po i përgjigjet me përmbajtje sulmeve të Ukrainës ndaj infrastrukturës dhe sulmeve të tyre terroriste,”- tha presidenti rus

Më pas, duke iu referuar pushtimit që ka nisur që në shkurt në Ukrainë, ai theksoi se qëllimi fillestar nuk është subjekt i variacioneve. 

“Vendimet operacionale merren gjatë rrugës, qëllimi kryesor është çlirimi i Donbasit, operacioni sulmues atje nuk ndalet, por ne nuk e kemi me nxitim,”- tha presidenti rus.

Së fundi, ai përmendi edhe mundësinë e një takimi me Zelenskyy-n, të cilin, siç tha ai, vetë presidenti ukrainas e ka hedhur refuzuar. 

“Erdogan vazhdon të më propozojë një takim me Presidentin Zelenskyy, duke besuar se kjo mund të çojë në ndonjë rezultat pozitiv. Kushti i parë (që takimi të zhvillohet) është që autoritetet e Kievit të bien dakord. Por ata refuzojnë! Këtë e ka bërë të ditur Zelenskyy. Ai tha publikisht - nuk e di ku, por publikisht - se nuk është gati dhe nuk dëshiron të flasë me Rusinë,"-shtoi presidenti rus./Protothema

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll