Bota

Von der Layen: Putin duhet të përballet me Gjykatën Penale Botërore për krimet e luftës në Ukrainë

Ndtv shkruan se Von der Leyen, e cila gjithashtu vizitoi Kievin të enjtenm tha se nuk kishte dyshim se krimet e luftës ishin kryer në Ukrainë.

15 Shtator 2022, 23:13 Nga I.A
Von der Layen: Putin duhet të përballet me Gjykatën Penale
Ursula von der Leyen

GJERMANI- Shefja e BE-së Ursula von der Leyen tha në një intervistë të enjten se dëshiron që presidenti rus Vladimir Putin të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë.

“Që Putini duhet ta humbasë këtë luftë dhe duhet të përballet me veprimet e tij, kjo është e rëndësishme për mua”, tha ajo për kanalin televiziv të gazetës gjermane Bild.

Ndtv shkruan se Von der Leyen, e cila gjithashtu vizitoi Kievin të enjtenm tha se nuk kishte dyshim se krimet e luftës ishin kryer në Ukrainë.

"Prandaj ne mbështesim mbledhjen e provave" me qëllim të procedimeve të mundshme në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kjo është baza e sistemit tonë juridik ndërkombëtar, që ne i ndëshkojmë këto krime. Dhe në fund të fundit, Putin është përgjegjës," tha ajo.

E pyetur nëse Putini do të sillet një ditë para gjykatës, ajo u përgjigj: "Unë besoj se është e mundur".

 

 

ursula von der leyen vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll