Bota

VIDEO- Policia në Berlin arreston me dhunë një burrë në sy të fëmijëve, akuzohen për racisëm

Oficeri i policisë flet me fjalë raciste. Fëmijët e burrit qajnë dhe gruaja e tij lutet të mos e godasin.

15 Shtator 2022, 09:28 Nga A.B
VIDEO- Policia në Berlin arreston me dhunë një burrë në
Arrestimi

BERLIN- Policia në Berlin është kritikuar ashpër orët  e fundit pasi është po qarkullon një video ku një burrë arrestohet në sy të fëmijëve të tij, ndërsa polici që e prangos përdor forcë dhe shpreh komente raciste.

Në videon e postuar në rrjetet sociale nga një avokat, shihen dy policë duke hedhur një burrë në dysheme brenda shtëpisë së tij në Berlin, ndërsa fëmijët e tij, qajnë dhe gruaja e tij lutet oficerët që të mos e dhunojnë.

Një nga oficerët e policisë dëgjohet duke i thënë gruas: "Ky është vendi im dhe ti je mysafire. Pak më vonë dëgjohet i njëjti polic që i thotë familjes emigrante: “Ju jeni në vendin tim. Ju duhet të silleni siç e diktojnë ligjet.'

Në të njëjtën kohë, polici i drejtohet gruas me një ton kërcënues duke i thënë: “Hiq kapelen. Mos më prek më përndryshe do të të çoj në qendrën e paraburgimit .'

arrestohet burri ne berlin berlin

Sondazh

Poll