Bota

Ndërron jetë në moshë 68-vjeçare ish-zëvëndësi i qeverisë së Malit të Zi Miodrag Vukoviç

Vukoviç ka lindur më 14 janar 1955 dhe mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Kolashin, ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Titograd në vitin 1977 dhe ka bërë masterin në Fakultetin Juridik të Podgoricës.

15 Shtator 2022, 09:27 Nga d.a.
Ndërron jetë në moshë 68-vjeçare
Miodrag Vukoviç

MAL I ZI- Miodrag Vukoviç, një zyrtar i vjetër i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe ish-zëvëndës i qeverisë së Malit të Zi nga viti 1996 deri në vitin 1998 vdiq në moshën 68-vjeçare.

Sipas Vijesti, Vukoviç ka lindur më 14 janar 1955 dhe mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Kolashin, ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Titograd në vitin 1977 dhe ka bërë masterin në Fakultetin Juridik të Podgoricës.

U angazhua aktivisht në politikë dhe në disa mbledhje ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Malit të Zi dhe Kuvendin e RFJ-së. Ai ka qenë këshilltar i Presidentit të Malit të Zi për sistemin kushtetues nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Në mbledhjet e mëparshme të Kuvendit të Malit të Zi ka qenë kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane. Si deputet ka qenë kryetar i Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë dhe anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion në disa mbledhje të Parlamentit të Malit të Zi dhe Parlamentit të RFJ-së.

Vukoviç do të varroset më 16 shtator në varrezat e Çepurcit në Podgoricë.

 

vdes miodrag vukoviç

Sondazh

Poll