Bota

VIDEO/ "Bjellorusia nuk do ta lërë të ngrijë", Lukashenko tallet me Evropën teksa shfaqet duke prerë dru zjarri

Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i Putinit, Aleksandër Lukashenko, përmes një videoje i cili shihet duke prerë drutë e zjarrit ka premtuar se Bjellorusia nuk do të lejojë që Evropa të ngrijë gjatë dimrit, siç u raportua të mërkurën, 14 shtator.

15 Shtator 2022, 08:08 Nga s.s
VIDEO/ "Bjellorusia nuk do ta lërë të ngrijë",
Alexander Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i Putinit, Aleksandër Lukashenko, përmes një videoje i cili shihet duke prerë drutë e zjarrit ka premtuar se Bjellorusia nuk do të lejojë që Evropa të ngrijë gjatë dimrit, siç u raportua të mërkurën, 14 shtator.

“Bjellorusia nuk do ta lërë Evropën të ngrijë. Ne do të ndihmojmë vëllezërit tanë, ndoshta ata do të na ndihmojnë një ditë”, tha Alexander Lukashenko, raporton uelresins.com.

Ndërsa media ruse Gazeta Ru ka shkruar në Twitter: “Ai vuri në dukje se BE-ja nuk duhet të zgjedhë midis pemëve apo druve të tjerë të zjarrit, gjëja kryesore është të jesh i ngrohtë”.

Pamjet e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko duke copëtuar dru zjarri ndërsa talleshin me Evropën, vijnë pasi kompania ruse e energjisë e kontrolluar nga shteti Gazprom u përpoq të frikësonte Evropën me një video që tregon pasojat e tmerrshme të një dimri të ftohtë.

Videoja e Gazpromit rus që synonte të frikësonte Evropën përpara dimrit "të ngrirë" u shpërnda gjerësisht në Twitter.

aleksandër lukashenko bjellorusi twitter evropa dru zjarri zjarr

Sondazh

Poll