Bota

SONDAZHI/ Ukrainasit të bindur se do të triumfojnë në luftën kundër pushtuesit rus

14 Shtator 2022, 21:58 Nga e.k
SONDAZHI/  Ukrainasit të bindur se do të triumfojnë në
Ushtria ukrainase

UKRAINË- Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se ukrainasit janë të bindur se do të triumfojnë në luftën kundër pushtuesit rus.

Në një sondazh të kryer nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, një organizatë amerikane jofitimprurëse, ukrainasit shprehen të sigurt për fitoren e vendit të tyre kundër agresionit rus.

SONDAZHI/  Ukrainasit të bindur se do të triumfojnë në

Të pyetur në prill të këtij viti, 97 për qind e të pyeturve janë shprehur se besojnë se Ukraina do ta fitojë luftën, 2 për qind e tyre janë përgjigjur me “jo” dhe 1 për qind kanë zgjedhur opsionin “vështirë të përgjigjem.”

Ndërsa, në qershor pyetjes “A besoni se Ukraina do ta fitojë luftën?”,  98 për qind e qytetarëve janë shprehur për “po”, 1 për qind për “jo” dhe 1 për qind ka abstenuar.

Sondazhi është kryer me 2,000 ukrainas mbi 18 vjeç gjatë 10 prillit, 2 majit dhe 27-28 qershor.

lufta ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll

Bota 14 Shtator 2022, 20:58 I.A

Shefi i OKB-së: Mos e përmbytni botën

Antonio Guterres SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje urgjente liderëve botërorë q&eu...