Bota

Atentat Putinit, makina e presidentit rus sulmohet me tritol, dhjetra të arrestuar

Limuzina e Putinit u çua në siguri me presidentin të padëmtuar por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë.

14 Shtator 2022, 20:30 Nga i.a.k.m.
Atentat Putinit, makina e presidentit rus sulmohet me tritol, dhjetra të
Vladimir Putin

RUSI- Atentati i parë ndaj presidentit rus që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sot u raportua se limuzina e Vladimir Putinit dyshohet se u sulmua ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon. "The Sun" shkruan se lajmin e atentatit e kanë kofirmuar burime të brendshme të Kremlinit. Por nuk kanë përmendur asnjë.

Limuzina e tij u godit në timonin e përparmë të majtë dhe më pas doli tym. Makina, megjithatë, nuk u dëmtua shumë nga shpërthimi, por gjithashtu as presidenti rus nuk u lëndua. Autoritetet bënë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit u “shkarkuan” për shkak se lëvizjet e tij u bënë të parashikueshme për keqbërësit. 

“Për lëvizjet e presidentit në këtë procesion dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas ngjarjes, tre prej tyre janë zhdukur. Ata ishin personat në makinën e parë të autokolonës. Fati i tyre aktualisht nuk dihet. Makina me të cilën udhëtonin është gjetur e zbrazët disa kilometra larg ngjarjes,”- bën me dije burimi nga Kremlimi. 

Raportohet se disa nga truprojat e tij janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar. Kanali në Telegram anti-Kremlin pretendon se Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë "mashtruese" që përdor për të konfuzuar, në mënyrë që të shmangë raste të ngjashme. 

“Rrugës për në rezidencë, makina e parë u bllokua nga një ambulancë dhe makina e dytë u përplas për shkak të pengesës së papritur,”-tha kanali në Telegram.

Papritur, një zhurmë e madhe u dëgjua nga makina e tretë, në të cilën po hipte Putin, e ndjekur nga tymi.

Informacioni specifik fillimisht u transmetua nga rrjeti anti-rus "General SVR". Edhe pse u raportua sot, është e paqartë se kur ka ndodhur atentati, e po ashtu, nuk dihet se nga kush ka ardhur. Kush donte ta hiqte qafe presidentin rus?

vladimir putin

Sondazh

Poll