Bota

Papa Françesku “thumbon” Patriarkun rus: Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës

Në ditën e tij të dytë në Kazakistan, Papa Françesku iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera.

14 Shtator 2022, 14:49 Nga e.k
Papa Françesku “thumbon” Patriarkun rus: Zoti nuk i drejton
Papa Françesku (djathtas) i rrethuar nga Yitzhak Yosef (djathtas i dytë), Kryerabini Sefardi i Izraelit, Mitropoliti i Volokolamsk Anthony (i dyti majtas) dhe Myftiu Sheikh Ravil Gaynutdin, kryetar i Bordit Fetar të Myftinëve të Federatës Ruse dhe Këshillit të Myftinëve të Rusisë

KAZAKISTAN- Papa Françesku ka thënë se Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës, kjo në fakt duket se është një kritikë ndaj Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, i cili ka mbështetur pushtimin e Ukrainës.

Në ditën e tij të dytë në Kazakistan, Papa Françesku iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera.

“Zoti është paqe. Ai na udhëheq gjithmonë në rrugën e paqes, asnjëherë në rrugën e luftës”, tha Papa.

“Le të angazhohemi, pra, edhe më shumë për të këmbëngulur në nevojën e zgjidhjes së konflikteve jo me mjetet jopërfundimtare të pushtetit, me armë dhe kërcënime, por me të vetmen mjet të bekuar nga qielli dhe të denjë për njeriun: takim, dialog dhe negociata të durueshme”, tha ai.

papa françesku

Sondazh

Poll