Bota

FOTO/ Qëndron gjithmonë pranë Kim Jong Un! Kush është gruaja misterioze me çantën e zezë?

E veshur në mënyrë diskrete, me syze dhe një çantë të zezë, një personazh i ri që është pjesë e rrethit të ngushtë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, filloi të fitojë famë ditët e fundit. Identiteti i saj, për momentin mbetet një mister.

14 Shtator 2022, 07:50 Nga s.s
FOTO/ Qëndron gjithmonë pranë Kim Jong Un! Kush është
Kim Jong-un, me gruan misterioze

KOREJA E VERIUT- E veshur në mënyrë diskrete, me syze dhe një çantë të zezë, një personazh i ri që është pjesë e rrethit të ngushtë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, filloi të fitojë famë ditët e fundit. Identiteti i saj, për momentin mbetet një mister.

Gruaja ishte në krah të Kim javën e kaluar gjatë një fjalimi të madh në natyrë dhe u pa gjithashtu duke mbajtur zarfe në një fjalim tjetër në parlamentin e vendit, Asamblenë e Lartë Popullore, në të cilën Kim u zotua të mos heqë dorë kurrë nga armët bërthamore. Mediat shtetërore të kontrolluara fort të Koresë së Veriut kanë publikuar foto dhe video që tregojnë gruan, ndonjëherë pranë Kim dhe ndonjëherë larg në sfond, për muaj të tërë, por nuk e kanë identifikuar kurrë, por mendohet se mund të jetë gjysmë motra e tij, raporton The Guardian.

FOTO/ Qëndron gjithmonë pranë Kim Jong Un! Kush është
Kim Jong-un, me gruan misterioze

Faqja e internetit Nk News me bazë në SHBA, e vuri re për herë të parë në shkurt dhe që prej asaj dite ata janë munduar të marrin sa më shumë informacione rreth saj. “Ajo zakonisht është parë duke mbajtur një çantë dore, me gjasë që përmban sende që liderit të Koresë së Veriut i duhen gjatë gjithë kohës, si telefoni, cigaret apo ilaçet e tij”, thuhet në faqen e internetit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut besohet se ka të paktën dy gjysmë motra, Kim Sol-song dhe Kim Chun-song, të dyja të lindura në vitet 1970. NK News raporton se Kim Sol-song, gjysmë-motra më e madhe, mund të ketë “mbetur aktive në prapaskenat e udhëheqjes së partisë”. Shumë pak dihet për motrën tjetër, Kim Chun-song.

Më e spikatura është motra e tij, Kim Yo-jong, 34 vjeçe, e cila është bërë figura e vetme më e rëndësishme në regjimin e Koresë së Veriut pas vëllait të saj, shpesh duke e përfaqësuar atë ndërkombëtarisht dhe që shihet si kryepropagandasti i tij. Këtë vit, lideri suprem emëroi ministren e parë të jashtme femër të vendit, Choe Son-hui, 57 vjeç. Ai gjithashtu është shfaqur me Hyon Song-wol, 44 vjeç, një yll i popit që përflitet se ka qenë ish e dashura e Kim.

kim jong un koreja e veriut

Sondazh

Poll