Bota

Po raportonin për bandat kriminale, ekzekutohen me snajper dy gazetarë në Haiti

Të paktën 8 gazetarë: Vladjimy Legagneur, Rospide Pétion, Néhémie Joseph, Amady John Wesley, Wilgens Louissaint, Maxihen, Frantzsen Charles dhe Tyson Lartigue, janë vrarë gjatë pesë viteve të fundit në Haiti.

14 Shtator 2022, 07:36 Nga A.B
Po raportonin për bandat kriminale, ekzekutohen me snajper dy gazetarë
Dy gazetaret

HAITI- Dy nga shtatë gazetarët që raportonin në Cité Soleil, një zonë e luftimeve urbane mes bandave, janë vrarë.

Ata janë gazetarët e medias online Frantzsen Charles, një student në SNAC që ka punuar për FS News dhe Tayson Lartigue, pronar i medias së tij në internet "Ti Jenn Jounalis".

Sipas asaj që mësohet nga mediat vendase, ata janë qëlluar dhe vrarë nga snajperët teksa po ktheheshin nga një raportim në lagjen Brooklyn. Trupat e dy gazetarëve u morën nga vrasësit, të cilët i dogjën për të mos lënë gjurmë.

Inspektori i Divizionit Garry Desrosiers Zëdhënësi i Policisë Kombëtare të Haitit (PNH) konfirmoi lajmin. "Ne kemi informacion se ata janë vrarë", duke specifikuar megjithatë se informacioni nuk mund të konfirmohej zyrtarisht se trupat nuk ishin gjetur.

Kryeministri në detyrë Ariel Henry tha: Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi i vrasjes së dy gazetarëve të rinj: Tayson Latigue dhe Frantzsen Charles, dje të dielën, në Cité-Soleil, në ushtrimin e profesionit të tyre. Ne e dënojmë ashpër këtë akt barbar, ndërsa dërgojmë mendimet tona të përzemërta familjet e viktimave dhe kolegët e tyre.

Të paktën 8 gazetarë: Vladjimy Legagneur, Rospide Pétion, Néhémie Joseph, Amady John Wesley, Wilgens Louissaint, Maxihen, Frantzsen Charles dhe Tyson Lartigue, janë vrarë gjatë pesë viteve të fundit në Haiti.

vriten dy gazetaret ne haiti tayson lartigue

Sondazh

Poll