Art&Argëtim

“Me lot në sy jemi takuar të fundit herë”, Jonida Maliqi mesazh të ndjerë për profesor Xhuvanin: Do të ritakohemi

15 Gusht 2019, 08:45 Nga DOSJA
“Me lot në sy jemi takuar të fundit herë”, Jonida

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë një mesazh ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të regjisorit, Gjegj Xhuvani.

Në disa fjalë të sinqerta, Jonida Maliqi shpreh dhimbjen e ndjerë për ikjen nga kjo botë të “profesorit të saj të dashur”, Gjergj Xhuvanit.

“Me lot ne sy jemi takuar te fundit here… dhe me lot ne sy po te kujtoj edhe tani.Te gjithe jemi kalimtare ne kete bote por ti, Profesori im i dashur le aq gjurme, sa veshtire te mendoj qe nuk je me prane nesh.Une e di qe do te ritakohemi dhe serish do te te them qe te kam shume xhan,”- shkruan Jonida Maliqi.

Regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçari. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Njerëz të politikës dhe artistë shqiptarë iu bashkuan dhimbjes së familjes, duke ndarë dedikimi për ikjen para kohe nga jeta të regjisorit Xhuvani.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dedikim i ndjerë gjergj xhuvani jonida maliqi regjisori gjergj xhuvani dedikim i ndjerë gjergj xhuvani jonida maliqi regjisori gjergj xhuvani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Gusht 2019, 17:35

Të përulem Musine!

Për Musine Kokalarin kam lexuar dhe dëgjuar shumë… kam dëgjuar atëherë kur ajo qe e vrarë humbëtirave të heshtjes dhe askush s’guxonte ta përmendte emrin e saj;...