Bota

VIDEO/ Tjetër "incident" me Mbretin Charles III, ngrihet i revoltuar nga karrigia pasi stilolapsi i rrjedh bojë dhe e bën pis

Ai është ngritur nga karrigia dhe shihet duke pastruar gishtin ndërkohë që thërret stafin dhe u jep stilolaspsin. Bashkëshortja e tij mundohet ta pastrojë dhe ta qetësojë njëkohësisht.

13 Shtator 2022, 21:03 Nga e.k
VIDEO/ Tjetër "incident" me Mbretin Charles III, ngrihet i
Mbreti Charles III ngrihet nga vendi i irrituar pasi stilolapsi i rrjedh bojë dhe e bën pis

BRITANI- Një tjetër incident ka ndodhur me Mbretin Charles III vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën e Mbretit.

Në momentin që Charles III po nënshkruante një dokument stilolapsi që i ishte dhënë monarkut nga stafi fillon të rrjedh duke rrezikuar dhe prishjen e dokumentit por dhe bërjen pis të monarkut të ri. Duket se Mbretin Charles III kjo e dyta e ka irrituar më shumë.

Ai është ngritur nga karrigia dhe shihet duke pastruar gishtin ndërkohë që thërret stafin dhe u jep stilolaspsin. Bashkëshortja e tij mundohet ta pastrojë dhe ta qetësojë njëkohësisht.

Kjo ngjarje vjen pas jë tjetër incidenti të shënuar ditën e parë të emërimit të tij si Mbret. Në momentin që Charles III ulet për firmosur dokumentin që e emëronte mbret shihet duke i kërkuar më irritim ndihmësve të tij të cilëve u kërkon me nervozizëm t'i largojnë mbajtësen e stilolapsit nga tavolina.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll