Bota

Prokuroria e Hagës kërkon 35 vite burg për Salih Mustafën: Ka kryer krime mizore

Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar ka arsyetuar në seancën e sotme se Mustafa duhet dënuar, ndërsa kolegu i tij Jack Smith tha se“faktet nuk lënë asnjë pikë dyshimi se ai është fajtor.

13 Shtator 2022, 17:12 Nga k.m.

Prokuroria e Hagës kërkon 35 vite burg për Salih Mustafën:

HOLANDË- Prokuroria e Hagës kërkon 35 vjet burg për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me pretendimin se është fajtor për krime lufte. Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar ka arsyetuar në seancën e sotme se Mustafa duhet dënuar, ndërsa kolegu i tij Jack Smith tha se“faktet nuk lënë asnjë pikë dyshimi se ai është fajtor.

“Ju kërkoj që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe t’ia jepni dënimin e rekomanduar, sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet kaq të rënda që ai i ka kryer,”- tha Smith, duke shtuar se janë të gjithë në dëm të shqiptarëve të Kosovës, e se nuk e kanë ndihmuar në asnjë moment luftën me Serbinë. 

Po ashtu, gjatë seancës së sotme, Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Silvia D’Ascoli ka nxjerrë edhe foto nga vendi ku pretendohet se kryeshin krimet e luftës. Prokurorja tha se “viktimat i mbanin në një stallë, një vend që përdorej për t’i mbajtur bagëtinë”, e ka treguar dy fotografi të objekteve në Zllash, rreth 20 kilometra larg Prishtinës. .

Në fjalën përmbyllëse, ajo tha se njësia BIA, të cilën e udhëhiqte Sali Mustafa, e përdorte këtë vend si një nga bazat e veta dhe se Salih Mustafa e kontrollonte vetë kompleksin.

Prokurorët prezantuan sot fjalën e tyre përmbyllëse në këtë rast, ndërsa të mërkurën, më 14 shtator, mbrojtja e Mustafës do të thonë fjalën e tyre përfundimtare. Më pas, të enjten më 15 shtator palët do të shkëmbejnë argumente shtesë. Për të pritur më pas datën se kur do të vendoset shpallja e vendimit nga Haga. 

salih mustafa uck ne hage hage

Sondazh

Poll