Bota

Turqia krah Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë: Nuk i lëmë kurrë vetëm

Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

13 Shtator 2022, 16:03 Nga e.k
Turqia krah Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë: Nuk i
Flamuri i Armenisë

TURQI- Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që filluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. 

konflikti armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll