Sport

Juventusi fiton me Bolognan falë golit të Dybalës

24 Shkurt 2019, 17:39 Nga DOSJA
Juventusi fiton me Bolognan falë golit të Dybalës

Juventuesi mori 3 pikëshin e rradhës në kampionat, aty ku në 25 javë të zhvilluara deri tani, numëron 22 fitore dhe 3 barazime, ndërsa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Pas dështimit dëshpërues në Madrid përballë Atleticos, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League, bardhezinjtë fituan me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Bolognës.

Fati i takimit u vendos nga argjentinasi Paulo Dybala, i cili zbriti në fushë në minutën e 59′ dhe në të 67-ën zhbllokoi rezultatin me një gol mjaft të bukur.

Në sfidat e tjera të kampionatit italian, Sampdoria fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cagliarit, Genoa mori një barazim pa gola në transfertën ndaj Chievos dhe Sassuolo-Spal u mbyll me rezultatin 1-1.

Në orën 18:00, për kampionatin italian do të luhet sfida Parma-Napoli, ndërsa në mbrëmje do të jetë radha e takimit Fiorentina-Inter.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus paulo dybala seria a juventus paulo dybala seria a

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2019, 17:07

Mbappe thyen tjetër rekord në Ligue 1

Francezi Kylian Mbappe nuk është më thjesht një talent në ligën francize. 20-vjeçari tashmë e ka konfirmuar veten si një nga sulmuesit më të mirë në Euro...

Sport 24 Shkurt 2019, 14:28

As Roma vendos nën radarë meksikanin Lozano

Meksikani Hirving Lozano po vazhdon të shkëpqejë me formën e tij të shkëlqyeshme në kampionatin hollandez me PSV Eindhoven.Sulmuesi meksikan falë paraqitjeve të...

Sport 24 Shkurt 2019, 13:51

Tregolëshi i Messi-t ka frikësuar Real Madrid

Lionel Messi mori rol kryesor me tregolëshin etij kundër Sevilla-s dje të shtunën, duke rigjetur kështu formën e tij më të mirë para 2 ‘El Clasico’-ve me Real M...