Bota

Prokurori ukrainas nis hetimet për vrasjet e civilëve nga forcat ruse në Kharkiv

Zyra e Prokurorit të Ukrainës në Kharkiv thotë se ka filluar një hetim mbi raportet se civilë janë vrarë nga forcat pushtuese ruse në një fshat në rajonin e Kharkiv.

12 Shtator 2022, 20:21 Nga s.s
Prokurori ukrainas nis hetimet për vrasjet e civilëve nga forcat ruse
Kharkiv, Ukrainë

UKRAINË- Zyra e Prokurorit të Ukrainës në Kharkiv thotë se ka filluar një hetim mbi raportet se civilë janë vrarë nga forcat pushtuese ruse në një fshat në rajonin e Kharkiv.

Në një deklaratë në Facebook, prokurori tha se banorët lokalë në Zaliznychne kishin raportuar se forcat ruse kishin vrarë disa nga bashkëfshatarët e tyre, raporton CNN.

“Më 11 shtator, oficerët e rendit zbuluan katër kufoma. Të gjithë kanë gjurmë torture. Tre prej tyre janë varrosur në territorin e shtëpive të tyre, një tjetër është varrosur në territorin e uzinës së asfaltit. Sipas versionit paraprak të hetimit, viktimat janë vrarë nga ushtria ruse”, tha Prokuroria.

lufta ukraine-rusi kharkiv

Sondazh

Poll