Bota

Kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviçit dhe Alil Demirit

Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një shtesë në kërkesën në fjalë, në qershor të vitit 2019.

12 Shtator 2022, 14:03 Nga d.a.
Kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim
Nikolla Gruevski

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të parashtrojë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit.

Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një shtesë në kërkesën në fjalë, në qershor të vitit 2019.

Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës më 15.03.2013 dhe më 5 shtator 2018. Për kërkesën e fundit, Ministria e Drejtësisë së Kosovës refuzoi kërkesën për Ismailoviçin, ndërsa për Demirin nuk ka pasur përgjigje.

Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

nikolla gruevski alil demiri afrim ismailoviç

Sondazh

Poll