Bota

Ngeci 10 ditë në një varkë në mes të Mesdheut, vdes nga etja vajza 4-vjeçare

 Pas rreth 10 ditësh, varka mori ndihmë nga një anije mallrash që mbante flamurin e Antigua dhe Barbuda. 

12 Shtator 2022, 09:08 Nga A.B
Ngeci 10 ditë në një varkë në mes të Mesdheut,
Vajza

LIBAN- Një vajzë 4-vjeçare siriane, vdiq nga etja në një varkë të bllokuar prej ditësh në mes të Mesdheut. Vajza e vogël ishte larguar nga Libani për në Evropë me prindërit dhe motrën e saj një vjeç e gjysmë. Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti NaWal Soufi i cili prej vitesh jeton në Siçili dhe ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit.

“E qara e saj e pangushëllueshme do të kishte lëvizur edhe gurët. A e keni idenë se çfarë do të thotë për një prind të shohë një vajzë të vdesë në këtë mënyrë të tmerrshme?”, ka komentuar babai, Ahmed Adbelkafi Nasif.

Familjarët, refugjatë sirianë në Liban që ëndërronin një jetë të re në Itali, ishin në një varkë me 60 persona të tjerë. Pas rreth 10 ditësh, varka mori ndihmë nga një anije mallrash që mbante flamurin e Antigua dhe Barbuda. 

Burimi: Tgcom

vdes vajza 4-vjecare

Sondazh

Poll

Bota 12 Shtator 2022, 08:54 d.a.

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë

anije turke GREQI- Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, p&e...