Bota

Qeveria dhe sindikata nuk arrijnë një marrëveshje, vijon greva e arsimtarëve në Kosovë

Takimi i së shtunës mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar dhe nuk është arritur asnjë zgjidhje.

12 Shtator 2022, 08:12 Nga d.a.
Qeveria dhe sindikata nuk arrijnë një marrëveshje, vijon greva e
Klase shkolle

KOSOVË- Greva e arsimtarëve në Kosovë do të vijojë edhe këtë javë duke lënë fëmijët pa shkollë ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit të dielën.

Takimi i së shtunës mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar dhe nuk është arritur asnjë zgjidhje.

Hymolli u shpreh se ka debatuar me kryeministrin Kurti por si përfundim nuk ka marrë asnjë zgjidhje ku për pasojë i ka kërkuar mësuesve të bojkotojnë mësimin.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

greva e arsimtareve ne kosove albin kurti atdhe hymolli

Sondazh

Poll