Bota

Katër të rinj humbin jetën në aksident në Serbi, makina me targa sllovene

Të gjitha viktimat të moshës së re vdiqën në një xhip BMW me targa sllovene, i cili u përmbys në rrugën Uzhice – Zlatibor pranë gurores Surduk, disa kilometra larg Uzhicës.

12 Shtator 2022, 08:31 Nga d.a.
Katër të rinj humbin jetën në aksident në Serbi, makina
aksident ne Serbi

SERBI- Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës pesë në afërsi të Uzhicës në Serbi, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Sipas mediave vendase, të gjitha viktimat të moshës së re vdiqën në një xhip BMW me targa sllovene, i cili u përmbys në rrugën Uzhice – Zlatibor pranë gurores Surduk, disa kilometra larg Uzhicës.

Aksidenti ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur kur xhipi, i cili po lëvizte nga drejtimi i Uzhicës në drejtim të Zlatiborit, pasi doli nga një vijë e drejtë pranë gurores së Surdukut, kaloi, për arsye ende të pakonfirmuara, në tre korsi, goditi një pjesë betoni, vazhdoi të lëvizte "duke gërvishtur shkëmbin dhe bordurën, më pas është kthyer në korsinë e djathtë mbi të cilën ka kaluar dhe ka goditur bordurën metalike. Më pas automjeti është përmbysur.

Tre të rinj humbën jetën në vend, ndërsa i katërti me plagë të rënda u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Uzhicës, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë. Viktimat janë të moshave prej 21 deri 27 vjeç.

 

aksident ne serbi 4 te vdekur ne serbi

Sondazh

Poll