Bota

Ish-ministri serb jep ultimatum, Jeremiç: Nëse nuk formohet Asosacioni të braksites dialogu me Kosovën

Jeremiç tha se në rezolutën që partia e tij propozon, thuhet që nëse Asociacioni s’krijohet deri më 31 dhjetor atëherë “Lista Serbe” duhet të ftohet që të dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

10 Shtator 2022, 12:42 Nga d.a.
Ish-ministri serb jep ultimatum, Jeremiç: Nëse nuk formohet
Vuk Jeremiç

SERBI- Ish-ministri i jashtëm serb, njëkohësisht kreu i partisë popullore serbe, Vuk Jeremiç, ka thënë se në rast se nuk ka një marrëeshje me Kosovën brenda dhjetorit të këtij viti Serbia duhet të formojë vetë Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë për “Danas”, Jeremiç tha se në rezolutën që partia e tij propozon, thuhet që nëse Asociacioni s’krijohet deri më 31 dhjetor atëherë “Lista Serbe” duhet të ftohet që të dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne propozojmë rreth njëzet hapa konkretë që duhet të ndërmerren për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore dhe interesat shtetërore në provincë dhe për të mbrojtur integritetin territorial dhe dinjitetin në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Jeremiç.

Jeremiç gjithashtu theksoi se nëse nuk formohet Asociacioni deri në fund të vitit, atëherë Serbia duhet të braktisë procesin e dialogut në Bruksel dhe të kërkojë që të negociohet përmes Grupit të Kontaktit, që do të përbëhej nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

vuk jeremic dialogu kosove-serbi asosacioni i komunave me shumice serbe n

Sondazh

Poll