Bota

Me goditje në kokë dhe e mbështjellë me jorgan, gjendet e vdekur 35-vjeçarja në Greqi

Policia u gjend përballë një pamjeje të tmerrshme, me 35-vjeçaren të mbështjellë me jorgan dhe të vdekur prej disa kohësh.

9 Shtator 2022, 09:13 Nga d.a.
Me goditje në kokë dhe e mbështjellë me jorgan, gjendet e
vendi ku u gjet trupi

GREQI- Larisa është tronditur nga vrasja e një 35-vjeçareje në një apartament në rrugën Papanastasiou ditën e premte pasi fqinjët njoftuan autoritetet pas erës së keqe.

Sipas mediave vendase, Policia u gjend përballë një pamjeje të tmerrshme, me 35-vjeçaren të mbështjellë me jorgan dhe të vdekur prej disa kohësh. 

Për shkak të kalbjes së avancuar, fillimisht u vlerësua se bëhej fjalë për vdekje nga shkaqe patologjike, por më pas u konstatua se gruaja fatkeqe ishte goditur nga një send i mprehtë në kokë.

Mëngjesin e sotëm në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Departamentit të Hetimeve Kriminale dhe Sigurimit të Larisës. Nga hetimet e Policisë, sipas informacioneve të deritanishme, rezulton se i dyshuari kryesor është partneri i saj, shtetas pakistanez, i cili është zhdukur dhe tani është në kërkim.

vritet 35-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll