Bota

Blinken vizitë të papritur në Ukrainë, do të diskutojë për ndihmën ushtarake

Anthony Blinken pritet të shpallë paketën e re të ndihmës prej 2 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën dhe fqinjët e saj. Shuma do të jepet në formën e kredisë për të blerë armë amerikane në mes të kundërofensive të nisur nga Kievi që nga java e kaluar.

8 Shtator 2022, 12:51 Nga d.a.
Blinken vizitë të papritur në Ukrainë, do të
Blinken

SHBA- Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, po bën një vizitë të papritur në Kiev për të diskutuar çështjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. 

Anthony Blinken pritet të shpallë paketën e re të ndihmës prej 2 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën dhe fqinjët e saj. Shuma do të jepet në formën e kredisë për të blerë armë amerikane në mes të kundërofensive të nisur nga Kievi që nga java e kaluar.

Paketa e re e ndihmës ushtarake të huaj do të mbulojë Ukrainën dhe 18 vende të tjera në rrezik nga një sulm i ardhshëm rus, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Administrata e Joe Biden po njofton Kongresin amerikan për synimin e saj për të vënë në dispozicion fondet për investime afatgjata, sipas zyrtarit, i cili nuk specifikoi se cilat vende të tjera do të merrnin ndihmë dhe cila pjesë do të shkonte në Ukrainë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ndihma është si shtesë e paketës 675 milionë dollarësh të ndihmës direkte ushtarake për Ukrainën e shpallur sot nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

blinken ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll