Ekonomi

Tjetër tokë me 1 euro në bregdet, Qeveria i jep 9 mijë metra katrorë në Himarë kompanisë private "Gjikuria"

“WHITE ROADS HOTEL” është në pronësi të kompanisë "Gjikuria".

7 Shtator 2022, 20:30 Nga e.k
Tjetër tokë me 1 euro në bregdet, Qeveria i jep 9 mijë metra
Himarë

TIRANË- Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme ka vendosur Që t’i japë shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k, një sipërfaqe totale 9 157.2 m2, në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë. “WHITE ROADS HOTEL” është në pronësi të kompanisë "Gjikuria".

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të kreut V, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave", thuhet në vendim.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ëHITE ROADS HOTEL”, SH.P.K., ME NUIS M02407023J, SI QIRAMARRËS, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË ZONËN KADASTRALE 1739, BASHKIA HIMARË, PJESË E FONDIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të kreut V, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “ëHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., me NUIS M02407023J, si qiramarrës, për pronat e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, me numër pasurie 68/122, 5240/5 dhe 68/51/2, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 9 157.2 m2 (nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë dy), në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe shoqëria “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

këshilli i ministrave bashkia himare

Sondazh

Poll