Ekonomi

Ekonomia rishikon Buxhetin 2022/ Rriten shpenzimet, shtyhet me 3 muaj ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët

6.1 miliardë lekë do të hyjnë në buxhet për paketën, ndërsa Ibrahimaj theksoi se frika e qeverisë është ulja e konsumit. 

6 Shtator 2022, 11:02 Nga f.g
Ekonomia rishikon Buxhetin 2022/ Rriten shpenzimet, shtyhet me 3 muaj ndihma
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Rishikimi i Buxhetit është tema kryesore që ka nisur të diskutohet në seancën e parë legjislative në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri prezantimin e ndryshimeve të parashikuara, ku përfshihet rritja e shpenzimeve ndërsa ka edhe një paketë tëe dytë sociale që ka në fokus pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Më konkretisht, parashikohet një shtyrje me 3 muaj e ndihmës prej 3 mijë lekë për pensionistët dhe familjet në nevojë. 6.1 miliardë lekë do të hyjnë në buxhet për paketën, ndërsa Ibrahimaj theksoi se frika e qeverisë është ulja e konsumit. 

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%. Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve. Por deri më tani masat e ndërmarra kanë qenë si mburojë për të mos ulur konsumin. Një nga kostot më të mëdha për këtë vit është rritja e çmimit të energjisë elektrike,  dhe ka një buxhet të jashtëzakonshëm prej 28 miliardë lekësh por që ka impakt tek familjet që të mos ulin konsumin”, tha ministrja.

Por çfarë parashikohet? Ministrja tha se do të ketë një rritje me 13 miliard lekë të shpenzimeve, ndërsa shtoi se defiçiti do të jetë 4.2% e PBB. 

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve."shtoi ajo.

delina ibrahimaj komisioni i ekonomise buxheti 2022

Sondazh

Poll