Ekonomi

VD-Kriza/ Braçe: Çmimi i energjisë duhet të ndryshojë, ata me vila me 50 ndriçuesë s'mund të paguajnë sa 1 pensionist

Ai foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë. 

6 Shtator 2022, 11:18 Nga f.g
VD-Kriza/ Braçe: Çmimi i energjisë duhet të
Erion Braçe, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave se qeveria duhet të ketë prioritet garantimin e energjisë elektrike këtë dimër për qytetarët. Braçe tha se qeveria duhet të bëjë një plan kursimi ndërsa theksoi se pensionistët sot vuajnë. Ai foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë. 

"E para dua të përsëris disa shqetësime, energjia do të jetë fusha kryesore e qeverisë, por ka një detyrim qeveria që të garantoj energjinë për qytetarët. Themelore të llogaritet çdo qindarkë, kostoja deri në fund të vitit dhe e domosdoshme duhet një plan kursimi. Kemi bërë shumë mir që kemi paguar pokush e do energjinë për luks duhet ta paguajë ndryshe nga pensionistët. Imagjinoni një çift që marrin 22-23 mijë lekë të dy pension. Imagjinoni ata që jetojnë me ndihmë ekonomike, këta njerëz i kanë sytë nga kjo paketa. Unë dhe ti nuk harxhojmë kurrë 800 kiloëat, i shohim faturat. Shqetësimi im është për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Shoh periferinë me vila, kujt i duhen 50 ndriçuesë brenda një vile, këtë nuk e kuptoj. Vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i duhen që ti ruajnë. Të paktën, sektori i shërbimeve duhet tu garantojmë energjinë elektrike. A po mbrohen këta? Po, po mbrohen."-tha Braçe. 

erion brace buxheti 2022

Sondazh

Poll