Bota

Zjarr në Turqi, rrezikohet termocentrali bërthamor në Akougiou

Prefekti Ali Hamza Pehlivan u tha gazetarëve se nuk kishte raportime për të lënduar apo dëme të konsiderueshme në shtëpi, duke shtuar se vetëm një shtëpi e braktisur në pyll u dogj.

7 Shtator 2022, 19:56 Nga I.A
Zjarr në Turqi, rrezikohet termocentrali bërthamor në
Foto Ilustruese

TURQI- Një zjarr shpërtheu sot në një zonë pyjore të Mersinit në jug të Turqisë, për shkak të të cilit autoritetet lokale urdhëruan evakuimin e 410 banorëve nga shtëpitë e tyre.

Prefekti Ali Hamza Pehlivan u tha gazetarëve se nuk kishte raportime për të lënduar apo dëme të konsiderueshme në shtëpi, duke shtuar se vetëm një shtëpi e braktisur në pyll u dogj.

Forcat tokësore të zjarrfikësve, të përforcuara orët e fundit, po luftojnë për të vënë nën kontroll frontin e zjarrtë. Erërat e forta që fryjnë në zonë kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, nënvizon agjencia turke Anadolu. Zjarri është ndezur gjithashtu pranë termocentralit bërthamor në ndërtim në Akougiou. Forcat zjarrfikëse po bëjnë përpjekje që flakët të mos arrijnë në autostradën që lidh Mersinin me Antalinë.

ali hamza pehlivan zjarr ne turqi

Sondazh

Poll