Bota

FOTO/ "Pas një dite të jashtëzakonshme morëm pak pushim", Vuçiç drekë në presidencë me Erdogan-in

Në një foto të postuar në rrjetin social "Instagram" në faqen e presidentit serb shihet presidenti i Turqisë, Erdogan dhe Vuçiç duke drekuar në presidencë nën shoqërinë dhe të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

7 Shtator 2022, 19:46 Nga e.k
FOTO/ "Pas një dite të jashtëzakonshme morëm pak
Aleksandër Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pritur sot në presidencë homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe anëtarët e delegacionit turk që po vizitojnë Serbinë ne kuadër të një touri që Erdogan po zhvillon në Ballkan.

Në një foto të postuar në rrjetin social "Instagram" në faqen e presidentit serb shihet presidenti i Turqisë, Erdogan dhe Vuçiç duke drekuar në presidencë nën shoqërinë dhe të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

FOTO/ "Pas një dite të jashtëzakonshme morëm pak

“Pas një pune jashtëzakonisht të suksesshme, mora një pushim me presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe miq nga delegacioni i Republikës së Turqisë, me një drekë të përgatitur me shumë kujdes në Presidencën e Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Të dy presidentët kanë zhvilluar një takim zyrtar më herët gjatë ditës së sotme në Pallatin e Serbisë.

Erdogan mbërriti në Beograd ditën e sotme dhe gjatë ditës u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve. Kujtojmë se presidenti i Turqisë po zhvillon një vizitë në disa shtete të Ballkanit konkretisht në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

rexhep tajip erdogan aleksander vucic

Sondazh

Poll