Bota

Përdhunoi 11-vjeçaren, Ekrem Rexhepi rrihet nga të burgosurit, transferohet në burg tjetër

Atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik. 

7 Shtator 2022, 17:25 Nga I.A
Përdhunoi 11-vjeçaren, Ekrem Rexhepi rrihet nga të burgosurit,
Ekrem Rexhepi

KOSOVË- Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Zëri shkruan se atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik. 

Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Kështu ka konfirmuar avokati i tij, Fitim Limani. Ai tha se mbrëmë u njoftua për këtë transferim, konfirmoi se është sulmuar nga të burgosurit.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.

Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për ti treguar se si ka ndodhur rasti.

“Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku përdhunimi për më shumë se 7 orë i vajzës së mitur, i cili raportohet se ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, abuzuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e kishte thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Aktualisht mësohet se 11 vjeçarja është dërguar në një qendër strehimore, ku po ndiqet nga afër dhe nga stafet mjekësore. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

ekrem rexhepi perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll