Politike

“Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, Lëvizja Vetëvendosje nis fushatën e re

13 Gusht 2019, 16:13 Nga DOSJA
“Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, Lëvizja

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë të re me emrin  “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”.

Në një deklaratë për mediat të publikuar në faqen e tyre në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e kësaj fushate.

Sipas Vetëvendosjes, çdo qytetar shqiptar dhe në emigracion mund të bëhen pjesë e kësaj fushate si vullnetar.

Deklarata e plotë

Shumica e shqiptarëve dëshirojnë ndryshime thelbësore ekonomike, sociale dhe politike, por kur dëshira është pasive ajo kthehet më shumë në urim për t’u realizuar vetvetiu. Mënyra dëshirore e qasjes ndaj ndryshimive si projektim tek forcat e universit mbetet dëshirë e shtypur te vetja. Shqiptarët janë para mundësisë për ta çliruar potencialin e brendshëm transformues të kësaj dëshire. Më 22 gusht 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur seancë për t’u shpërbërë e për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlametare brenda 45 ditëve nga data e seancës. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli subjekti i parë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është një forcë me program kombëtar e progresiv që ka mbi 40.000 anëtarë të cilët po mobilizohen intensivisht drejt këtyre zgjedhjeve. Këto rrethana e bëjnë Kosovën hapësirën shqiptare ku gjatë javëvë në vijim dëshirat kthehen në vullnet për angazhim mbarëkombëtar. Levizja është katalizatori i këtij transformimi. Kosova, vendi ku urimi shndërrohet në veprim.

Me bindjen në jetësimin e këtij vullneti të përgjithshëm, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri hap fushatën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Thirrja për përfshirje në këtë fushatë është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë e në mërgim. Çdo qytetar mund të angazhohet duke kontribuar drejtpërdrejt në tre drejtime, si në vijim:

Qendra nuk pranon dhurata nga individë, apo subjekte private/publike, që përkrahin racizmin, ose promovojnë diskriminimin bazuar mbi gjendjen ekonomike, prejardhjen gjeografike, arsimimin, si dhe përkatësinë gjinore, etnike apo fetare.

Fitorja e Lëvizjes do të jetë shenjues i një hovi të ri kombëtar që përballet me sfidat e shekullit 21. Historia jonë, prej “Lidhjes së Prizrenit”, na ka dëshmuar se Kosova është vend ku shqiptarët e bashkuar dinë të nisin ndryshime rrënjësore drejt përparimit kombëtar. Të bashkuar, i kemi të gjitha mundësitë ta kthejmë këtë vjeshtë në një pranverë shqiptare.

Tiranë, 13 gusht 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fushata e re e vetevendosjes lëvizja vetëvendosje fushata e re e vetevendosjes lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll